Vizitë në shpellen Gryka e Madhe
Përshkrimi
Në një përpjekje për të ruajtur ekosistemin e tij natyror, nuk është shtuar asnjë ndriçim shtesë ose vendkalime në shpellë, prandaj është e nevojshme viziten ta bëni me një ekspert të trajnuar. Për fat të mirë, për ju kur vizitoni Kosovën ne kemi speleolog me përvojë dhe udhëzues të çertifikuar të kërkimit dhe shpëtimit të cilët do t’ju drejtojnë në këtë udhëtim të manhitshëm.
Udhëtimi në shpellën Gryka e Madhe vlerësohet si i vështirë për shkak të hapësirave relativisht të ngushta dhe kohëzgjatjes, megjithëse kushdo që ndodhet në gjendje fizike normale nuk do të ketë asnjë problem në këtë aventurë.
Ju duhet të jeni të përgatitur për tu mrekulluar në këtë udhëtim që zgjat 2 deri në 3 orë në të cilin do të shihni liqene nëntokësore, lumenj dhe ujëvara. Ky është një udhëtim unik i ofruar rrallë nga operatorët turistikë.
Koha brenda në shpellë: 2- 3 orë
Pajisjet e siguruara: drita kryesore, helmeta
Ju duhet të sillni: këpucë për hiking ose çizme gome, pantallona dhe xhaketë rezistente ndaj ujit, çantë shpine të vogël, shishe uji
Piknik dhe ecje me pamje madhështore
Vetëm 25 minuta nga Peja në një rrugë të asfaltuar ju do të arrini ne lartësi mbidetare afro 2000 metra, me një pamje madhështore në masivin e Gurit të Kuq dhe Majen së Hajles. Podi i Jakupit është një rrafshnaltë e egër e lidhur rishtazi me një rrugë asfalti. Ky vend...
[bookly-form category_id=”3″ service_id=”53″ hide=”categories”]