Vikend ecjeje Liqenat – Milishevc – Lumbardh
Përshkrimi
Kaloni një fundjavë duke vizituar një nga liqenet më të bukur në rajon, duke shijuar mikpritjen e Zekës dhe duke shëtitur një nga shtigjet më pak të vizituara në Bjeshkët e Nemuna, padyshim që ia vlen.
Dita 1
Ecje nga Liqenati në Milishevc
Udhëtimi fillon nga Peja me transfer në Liqenat. Liqenati përfaqëson një nga liqenet më të bukur në rajon. Ndodhet në Kuqishte në Malet e Rugovës. Ajo ofron pamje të mrekullueshme gjatë të gjitha stinëve. Në verë mund të shfrytëzoni liqenin edhe për not. Nga liqeni, ecja vazhdon për në Milisevc për ta përfunduar ditën me mikpritjen e ngrohtë të Zekës, pronarit të bujtinës Lojza. Pasi të vendoseni në dhomat tuaja do të keni pak kohë të lirë për pushim, më pas do të shërbehet darka.
Dita 2
Ecje Milishevc – Lumbardh
Pasi të hani mëngjes dhe të merrni me vete paketën tuaj të drekës, fillon ecja për në Lumbardh. Kjo ecje bëhet në një shteg me më pak turistë për shkak të mungesës së zhvillimit. Është një nga shtigjet që ofron pamjet më të bukura. Ju mund të shihni Gryken e Rugovës dhe një pjesë të Malit të Zi. Shtegu shkon pranë një liqeni të njohur si “liqeni i drurit”. Jo shumë larg nga atje, mund të shihet një pjesë e madhe e qytetit të Pejës. Për shkak të terrenit të rrafshët, kjo shteg njihet si “Aeroporti i Lumbardhit”. Ecja për në majën Bajraku është opsionale.
Piknik dhe ecje me pamje madhështore
Vetëm 25 minuta nga Peja në një rrugë të asfaltuar ju do të arrini ne lartësi mbidetare afro 2000 metra, me një pamje madhështore në masivin e Gurit të Kuq dhe Majen së Hajles. Podi i Jakupit është një rrafshnaltë e egër e lidhur rishtazi me një rrugë asfalti. Ky vend...
[bookly-form category_id=”3″ service_id=”49″ hide=”categories”]