Via Ferrata
Përshkrimi
Via Ferrata është një aktivitet që në shikim të parë duket i rrezikshëm dhe vetëm për më të guxmishmit! Por kjo nuk është plotësisht e vërtetë, andaj ja vlen ta provoni!
Peja ka tri Via Ferrata, Prizreni ka një dhe Zubin Potoku ka një, të gjitha të vështirësive të ndryshme duke e bërë këtë aktivitet të përshtatshëm për persona nga mosha 10 vjecare.
Via Ferrata (nga italishtja “rruga e hekurt”) është një metodë e ngjitjes në të cilen personat që ngjiten, kalojnë siper litarëve dhe shkallëve prej celiku, teksa cdo herë janë te siguruar fort në shkëmb. Me ndihmën e pajisjeve dhe guides bëhet e mundur që edhe ata persona te cilet nuk kanë njohuri në teknikën e ngjitjes të provojnë dhe sfidojnë veten e tyre.
Via Ferrata Ari dhe Mat
Via Ferrata Mat ose Ari: Euro 15 për person, grupi minimum 3 persona. Zbritje për secilin grup mbi 7 persona. Këto dy Via Ferrata janë të nioveli të lehtë deri mesatar dhe ofrojnë pamje madhështore në Grykën e Rugovës. Via Ferrata Ari kalon nëpër disa shpella dhe ngjitet vertiukalisht dhe përfunduar me një pamje të mirë mbi kulmin e shkëmbinjëve të grykës. Pas ngjitjes ju prej një 30 minutësh i ecjes së bukur në një pyll dhe në terren shkëmborë. Via Ferrata Mat shkon horizontalisht mbi lumin e Lumbardhit dhe tërë kohën ka pamje të bukur në lum. Ngjitja fillon duke kaluar në një shpellë të shkurtër dhe përfundiot te fillimi i Via Ferrata Ari, ku edhe bënë të vazhdohet për paketen 2 në 1.
Kombinim i dy Via Ferratave, Mat dhe Ari 20 euro për person.
Në çmim përfshihen guida dhe të gjitha pajisjet e nevojshme për aktivitetin.
Via Ferrata Marimangat
Via Ferrata Marimangat Euro 30, është Via Ferrata më e vështirë në Kosovë që në kuadër të saj ka edhe uren e varur prej 60 metrave largësi, një perlë ndërtimi në Kosovë. Ngjitja e kësaj Via Ferrate, për ndryshim nga Ari dhe Mat, ka nevojë për një gjendje më të mirë fizike dhe psiqike. Për tri orë ju do të jeni duke u ngjitur nëpër shkallët e vendosura në shkëmb dhe do të kënaqeni me shpërthimin e adrenalinës dhe pamjet e bukura të grykës së Rugovës.
Në çmim përfshihen guida dhe të gjitha pajisjet e nevojshme për aktivitetin.
Piknik dhe ecje me pamje madhështore
Vetëm 25 minuta nga Peja në një rrugë të asfaltuar ju do të arrini ne lartësi mbidetare afro 2000 metra, me një pamje madhështore në masivin e Gurit të Kuq dhe Majen së Hajles. Podi i Jakupit është një rrafshnaltë e egër e lidhur rishtazi me një rrugë asfalti. Ky vend...
[bookly-form category_id=”2″ service_id=”43″ hide=”categories”]