Pritja te familjet rugovase dhe ngjitja e Hajles
Përshkrimi
Në bjeshkët e Rugovës, Kosova Hiking ka zgjedhur dy familje që presin mysafirë me kushte solide të pritjes së mysafirëve. Mustafë dhe Fetije Nikqi ne Rekën e Allagës dhe Osman Shala në Drelaj do të kujdesen që ju të kaloni mirë në këto bjeshkë. Pritja shoqërohet me një shëtitje në këto fshatra apo edhe ngjitjen në majen e Hajles.
Dita 1
Arritja ne Drelaj apo Rekë të Allagës, takimi me zotin/zojën e shtëpisë vendosja ne dhoma. Shetitje në fshat para darkes, darkë tradicionale.
Dita 2
Kafja në terasë dhe shërbimi i mëngjesit. Përgaditja e piknikut, ecje në fshat dhe tutje në natyrë në shtegun e shënuar apo vazhdimi i ecjes për në Hajle. Aktivitetet në Reke të Allagës janë edhe vizita e fermës dhe mbledhja e frutave të malit gjatë sezonës së tyre. Piknik në natyrë dhe kthim mbrapa.
Arritja deri te shtëpia: asfalt
Numri minimal i grupit: 5
Numri maksimal i grupit: 25
Kushtet: Fjetje e përbashkët në 4 hapsira, uje të pijshëm, ushqim, pije alkoolike dhe jo alkoolike, sinjal telefoni. Nuk ka dush.
Arritja deri te stani: Asfalt dhe off road
Nisja dhe kthimi nga pika e njejtë
Piknik dhe ecje me pamje madhështore
Vetëm 25 minuta nga Peja në një rrugë të asfaltuar ju do të arrini ne lartësi mbidetare afro 2000 metra, me një pamje madhështore në masivin e Gurit të Kuq dhe Majen së Hajles. Podi i Jakupit është një rrafshnaltë e egër e lidhur rishtazi me një rrugë asfalti. Ky vend...
[bookly-form category_id=”2″ service_id=”37″ hide=”categories”]