Pritja te familja Nikqi në Rekë të Allagës
Përshkrimi
Një ditë relaksi me piknik në Rekë të Allages do të ishte perfekte për të shijuar ajrin e pastër të Rugovës dhe ikjen nga turmat. Kjo ikje nga qyteti ofron pamje të mrekullueshme, perveç se kalojmë nga kanioni i Grykës së Rugovës, gjatë gjithë rruges për në fshat kemi perballë majen e Gurit të Kuq. Poashtu, Reka e Allages ofron edhe hapsirë për zbavitjen e fëmijëve.
Itinerari
Itinerari: Nisja bëhet nga qendra e vizitorëve në ora 09:00. Arritja në Rekë te Allages në orën 10:00, njoftimi me familjen Nikqi dhe ambientimi me vendin deri në oren 11:00. Pas ambientimit vazhdojmë me një vizitë në fermë deri në orën 12:00. Gjatë rrugës për në fermë, ujëvara e Zanave në fshat dhuron pamje e cila definitivisht vlenë t’i kushtohet kohë.
Përfundimi i vizitës në fermë vazhdon me aktivitete kreative dhe zbavitëse për fëmijë si gjuajtja me hark, ngritja e tendes, ndezja e zjarrit dhe mësimi i orientimit në natyrë dhe i hartes (me anë të leximit të busulles). Nga ora 14:00 shërbehet dreka (ushqim tradicional). Pas drekës mund të pushoni dhe ta shijoni natyrën e cila ju rrethon, ndërsa rreth ores 16:00 organizohet kthimi për Pejë.
Piknik dhe ecje me pamje madhështore
Vetëm 25 minuta nga Peja në një rrugë të asfaltuar ju do të arrini ne lartësi mbidetare afro 2000 metra, me një pamje madhështore në masivin e Gurit të Kuq dhe Majen së Hajles. Podi i Jakupit është një rrafshnaltë e egër e lidhur rishtazi me një rrugë asfalti. Ky vend...
[bookly-form category_id=”1″ service_id=”45″ hide=”categories”]