Ngjitja e majave – Hajla 2403m
Përshkrimi
Ecja për në Majen e Hajles fillon nga fshati Pepiq dhe konsiderohet si ecje e lehtë ose mesatare. Duke qenë në lartësi prej 2403m ofron pamje mahnitëse të majave të Bjeshkëve Hajla poashtu shënon kufirin administrativ dhe natyral në mes të Kosoves dhe Malit të Zi.
Masivi i Hajles është i gjatë 10 km dhe lidhet me disa maje, të gjitha nga ato më të larta se 2000m. Përgjatë rruges deri tek destinacioni, në stinën e vjeshtës dhe në pranverën e hershme shpesh hasen shtigjet e mbuluara nga gjethet e rëna, por është e lehtë të ndjeket shtegu i duhur.
Ushqimi: Mundësia e drekës në shtëpinë mikëpritse Ariu në Rekë të Allages apo servimi i drekës në natyrë duke e marrë secili me vete apo me organizimin tonë.
Aktiviteti mundëson edhe qëndrim dy ditorë me fjetje te Ariu, në Rekë të Allages dhe ngjitja e majes se Hajles apo tek Stanin e Fatosit në Pepaj.
Na kontaktoni për më shumë informata!
Piknik dhe ecje me pamje madhështore
Vetëm 25 minuta nga Peja në një rrugë të asfaltuar ju do të arrini ne lartësi mbidetare afro 2000 metra, me një pamje madhështore në masivin e Gurit të Kuq dhe Majen së Hajles. Podi i Jakupit është një rrafshnaltë e egër e lidhur rishtazi me një rrugë asfalti. Ky vend...
[bookly-form category_id=”3″ service_id=”33″ hide=”categories”]