Ndeja te Lojza
Përshkrimi
Lojza, sikur edhe stani i Fatosit është vend epik sa i përket Bjeshkëve të Nemuna. Me mikpritjen e Zekës nuk ka dyshim, përderisa ambijenti i hapur ofron mundësi të mira për aktivitete të ndryshme dhe ecje të lehta apo edhe më të gjata që të dërgojnë në Mal të Zi apo në Liqenat. Produkti i ndejës te Lojza nuk përfshinë ndonjë ecje por kënaqësinë e qëndrimit në bjeshkë e jo në fshat.
Aktivitet e përfshira në këtë vend janë gjuajtja me hark, vizita e fermës, loja me qenin Bora dhe konsumimi i ushqimit dhe natyrës që të rrethon.
Numri minimal i grupit: 5
Numri maksimal i grupit: 26
Kushtet: Ka ushqim, pije alkoolike dhe jo alkoolike, ujë të pijshëm, dush. Nuk ka sinjal telefoni dhe internet.
Arritja deri te stani: Asfalt dhe off road
Nisja dhe kthimi nga pika e njejtë
Piknik dhe ecje me pamje madhështore
Vetëm 25 minuta nga Peja në një rrugë të asfaltuar ju do të arrini ne lartësi mbidetare afro 2000 metra, me një pamje madhështore në masivin e Gurit të Kuq dhe Majen së Hajles. Podi i Jakupit është një rrafshnaltë e egër e lidhur rishtazi me një rrugë asfalti. Ky vend...
[bookly-form category_id=”2″ service_id=”38″ hide=”categories”]