Liqenet dhe pritja te Lojza e Zekes
Përshkrimi
Ecje përgjatë liqenjëve glacial të Rugovës përgjatë kufirit me Malin e Zi. Dy ditë përjetim në pjesën më të ruajtur të Bjeshkëve të Nemuna. Fjetje te një nga shtëpitë pritëse me të bukura në tërë Bjeshkët e Nemuna te Lojza e Zekës. Festim i ecjes me darkë, qëndrim rreth zjarrit dhe gjuajtje me hark.
Dita 1
Nisja nga qendra e vizitorëve në Pejë në orën 07:30 transporti deri te Restorant Liqeni. Ecja deri në Milishevc fillon nga ora 8:30. Shtegu kalon nga liqeni i madh i Kuqishtes dhe liqeni i vogël i Drelajve dhe Lugu i Shkodres, vende me pamje spektakulare. Terreni është i mbushur me bimësi dhe faunë duke përfshi edhe frutat e malit si boronica dhe dredhëza të egra. Rreth orës 14:00 – 15:00 arrihet në Zllanopojë. Darka shërbehet rreth orës 18:00.
Dita 2
Mëngjesi shërbehet në ora 08:00. Ecja nga Zllanopoja në Milishevc fillon në 08:45. Gjatë rrugës tek Qafa e Milishevcit shihet një pjesë nga Gryka e Rugovës dhe bjeshkët e Deçanit. Ecja vazhdon më pas tek Liqeni i Lumbardhit. Kjo pjesë cilësohet si një nga pjesët më të virgjëra të rrethinës. Poashtu, paraqet habitatin e shumë kafshëve të egra.
Nga bjeshka e Epërme e Lumbardhit është mundësia e ngjitjes në Majen e Bajrakut nga e cila qyteti i Pejes mund të shihet si në pëllëmbë të dorës. Ecja vazhdon deri në bjeshkën e poshtme të Lumbardhit. Nga aty kthehemi tek vend takimi në qendër të vizitorëve me anë të transportit. Kjo shënon përfundimin e përvojës.
Numri minimal i grupit: 6
Numri maksimal i grupit: 25
Kushtet: Ka ujë të pijshëm, ushqim, pije alkoolike dhe jo alkoolike, dush, dhomat e perbashkëta ne mes 4 deri në 8 persona. Nuk ka internet dhe sinjal në telefon.
Arritja deri te fillimi: Asfalt
Përfundimi i udhëtimit në një pikë tjetër
Piknik dhe ecje me pamje madhështore
Vetëm 25 minuta nga Peja në një rrugë të asfaltuar ju do të arrini ne lartësi mbidetare afro 2000 metra, me një pamje madhështore në masivin e Gurit të Kuq dhe Majen së Hajles. Podi i Jakupit është një rrafshnaltë e egër e lidhur rishtazi me një rrugë asfalti. Ky vend...
[bookly-form category_id=”2″ service_id=”40″ hide=”categories”]