Kayak në Drinin e Bardhë
Përshkrimi
Përgjatë rrjedhës së lumit do të keni mundësi të shihni lloje të ndryshme të shpendëve të egër si lejlek, shota dhe zogj të ndryshëm që nuk shihen ne ambientet e zakonshme. Virgjëria e natyrës përgjatë rrjedhës, të bën për vete qysh në momentet e para të lundrimit me Kayak. Mundësia për pushime përgjatë lundrimit e bën këtë përjetim edhe më atraktiv, duke u kujdesur që secili pjesëmarrës të ketë mundësi të shijojë në maksimum këtë përjetim.
Përshkrimi i Aventurës:
Pikënisja është në afërsi të urës së Klinës. Ju do të pajiseni me të gjitha pajisjet e nevojshme (Jelekët e Sigurisë, Lopatat për lundrim si dhe Kayaket).
Para nisjes Instruktori dhe Guida do të ju prezantojnë informacionet bazë për lundrim dhe Kayak dhe do të bëhen prova për të parë aftësinë e secilit pjesëtar.
Lundrimi do të realizohet përgjatë rrjedhës së Drint tË Bardhe në drejtim të Urës së Shenjtë. Nëse është moti adekuat mund të lahemi në pjese të ndryshme të lumit. Lundrimi përfundon tek fshati Kramovik.
Përgjatë gjithë lundrimit do të kemi në përcjellje një veturë 4×4.
Kjo aventurë zgjatë 4 deri ne 5 ore, por sipas dëshirës dhe kondicionit te përgjithshëm te pjesëmarrësve mund edhe ta zgjasim deri në 6 orë.
Për ketë aventurë është e domosdoshme të jeni me veshje sportive dhe ti përshtateni kushteve të motit. Kayakimi është Sport i ujit andaj është e obligueshme që të keni një palë rroba shtesë me vete.
– Kayaket janë mjaftë stabil dhe mund të zgjedhni të lundroni me kayak në çift apo tek.
– Përgjatë aventurës Guida do të realizoj foto dhe video të cilat do të ju dërgohen përmes emailit
– Aventura mund të prenotohet çdo dite të javës. Rezervimi ka mundësi te jetë fleksibil për orët e hershme të mëngjesit mirëpo nisja nuk mund të jetë më vonë se ora 11:00 e ditës.
Në pako përfshihen:
– Transporti prej qendrës se qytetit dhe kthimi pas përfundimit te aventurës
– Sandviç dhe ujë
– Guide dhe pajisjet e nevojshme për lundrim
Piknik dhe ecje me pamje madhështore
Vetëm 25 minuta nga Peja në një rrugë të asfaltuar ju do të arrini ne lartësi mbidetare afro 2000 metra, me një pamje madhështore në masivin e Gurit të Kuq dhe Majen së Hajles. Podi i Jakupit është një rrafshnaltë e egër e lidhur rishtazi me një rrugë asfalti. Ky vend...
[bookly-form category_id=”3″ service_id=”52″ hide=”categories”]