Guri i Kuq, shtëpia e xhamit dhe Lojza
Përshkrimi
Kalo një natë në një shtëpi guri dhe në kasollën me kulm xhami, shikoji yjet natën dhe kënaqu me lindjen e diellit në mëngjes. Ecje e bukur në pjesën më të egër të Bjeshkëve të Nemuna. E përshtatshme për fillim të premtën dhe përfundim të dielen pas dite.
Dita 1
Pas vozitjes në asfalt 16 kilometra nga Peja dhe 3.5 kilometra off road arrijmë te shtëpia prej xhami, në Drelaj. Pas vendosjes dhe akomodimit në shtëpi, fillomi përgaditja e zjarrit dhe e darkës. Si aktivitet më ndryshe është vendosja e kamerës kurth dhe e ushqimit për shtazë të egra.
Dita 2
Pas mëngjesit pason përgaditja për ecje fillimi i ecjes drejtë Gurit të Kuq. Ecja shoqërohet me pamje mahnitëse të bjeshkëve. Pas arritjes te ranza e majes së Gurit të Kuq mund të merret vendimi nëse dëshironi të ngjitni majen apo jo. Maja e Gurit të Kuq ofron pamje 360° të Grykës së Rugoves dhe Bjeshkëve të Nemuna. Pas piknikut është vazhdimi i rrugës drejtë Milishevcit dhe Lojzës, shtëpisë mikëpritëse. Lojza, e rrethuar me male të larta ofron pije freskuese dhe relaksimin e nevojshëm pas ecjes. Darka rreth zjarrit e shoqërohet me pije sipas porosisë.
Dita 3
Dita e fundit përfshinë ecjen nga Milishevci për në Pejë, shoqëruar me pamje të bukura dhe piknik gjatë rrugës si përfundim i një vikendi të mrekullueshëm.
Piknik dhe ecje me pamje madhështore
Vetëm 25 minuta nga Peja në një rrugë të asfaltuar ju do të arrini ne lartësi mbidetare afro 2000 metra, me një pamje madhështore në masivin e Gurit të Kuq dhe Majen së Hajles. Podi i Jakupit është një rrafshnaltë e egër e lidhur rishtazi me një rrugë asfalti. Ky vend...
[bookly-form category_id=”2″ service_id=”41″ hide=”categories”]