Ecje me snowshoes në bjeshkët e Rugovës
KATEGORIA
Kompani, Shoqëri, Familje
DISTANCA
7 - 8 km
GRUPI MAKSIMAL
8 persona
GRUPI MINIMAL
3 persona
PIKËNISJA
Visitor Center, Pejë
ÇMIMI
€ 25 për person
Ecje me snowshoes në bjeshkët e Rugovës
Bashkoju ecjes tonë me snowshoes në bjeshkët e Rugovës, përkrahur nga guidat tona profesionale dhe pajisjet cilësore në grupe të vogla apo private deri në 8 persona.
Balkan Natural Adventure një kompani me përvojë ndërkombëtare ka filluar të ofrojë tura ditore që do t’ju nxjerri nga zona e komfortit duke nxitur aktivitet në trupin tuaj.
Ecjet janë në mes të lehtës dhe të moderuares dhe zgjasin 2 deri 3 orë ecje varësisht nga grupi.
Ne do të takohemi në ora 8 në Pejë, në mënyrë që të shpëtojmë nga trafiku për në Bogë. Pas një brifingu të shkurtër dhe vendosjes së pajisjeve do të nisim ecjen. Tereni nuk është shumë i pjerrët dhe kalon në zona më kodrinore të Rugovës pranë pyjeve të pishes dhe breut të mbuluara me borë. Gjatë ecjes do të kemi snacks, çaj të nxehtë dhe një frut.
Në Pejë do të ktheheni në mes të orës 14 ose 15.
Përfshihet: Transporti Peje- Boge-Pejë, guida, pajisjet, snacks, çaji dhe një frut.
Cmimi: Euro 25 per person
Rezervimi është i domosdoshëm dhe grupi do të konfirmohet me minimum 3 persona.
Rezervimi është i domosdoshëm dhe grupi do të konfirmohet me minimum 3 persona.
Piknik dhe ecje me pamje madhështore
Vetëm 25 minuta nga Peja në një rrugë të asfaltuar ju do të arrini ne lartësi mbidetare afro 2000 metra, me një pamje madhështore në masivin e Gurit të Kuq dhe Majen së Hajles. Podi i Jakupit është një rrafshnaltë e egër e lidhur rishtazi me një rrugë asfalti. Ky vend...
[bookly-form category_id=”1″ service_id=”3″ hide=”categories”]