3 shtete në 3 ditë
Përshkrimi
Kosova hiking ju mundëson ti vizitoni tri shtete dhe ti shijoni disa nga pjesët më të bukura malore të trojeve shqiptare. Pa dyshim se ky trip do ndihmoj në krijimin e momenteve të paharuara me shoqërinë.
Dita 1
Ecje Valbonë – Theth
Distanca: 13.9 km
Distanca me veturë nga Peja: 1:30 min
Ecja mesatare e gjatësisë: 5 – 6 orë
Nisja nga qendra e vizitorëve në Pejë në orën 07:30. Pas 1 orë e 30 min transfer me makinë arrini në Valbonë që është pikë-nisja e tripit. Përmes Qafës së Valbonës do të arrini në Theth, fashtin historik të Shqipërisë. Ky shteg antik prej 14 km lidh mes vete regjionet e Shalës dhe Nikaj-t. Një kreshtë e ngushtë përgjatë shtegut ju ofron pamje shumë te bukura të këtyre dy rrafshnaltave. Rreth orës 16:00 bëhet akomodimi në guesthouse. Darka shërbehet në orën 19:00.
Dita 2
Ecje Theth – Nderlyse
Distanca: 10 km
Ecja mesatare e gjatësisë: 5 orë
Mëngjesi shërbehet në orën 08:00, ndërsa ecja fillon në orë 10:00. Thethi është një nga fshatrat më të bukur në Shqipëri. Kulla e ngujimit, ndërtesë pa dritare e cila në të kaluarën ka shërbyer për mbrojtjen e personave të përfshirë në gjakmarrje, e bën atë edhe më të veçantë. Shtegu deri në Nderlyse është i pasur me shumë ujvara dhe vaska natyrale të Lumit të Shales. Ecja merr rreth 5 orë kohë dhe koha e lirë mund të kalohet tek vaksat duke bërë not ose duke u freskuar në ndonjë nga baret. Darka shërbehet në orën 19:00.
Dita 3
Ecje Theth – Vuthaj
Distanca: 21.3 km
Ecja mesatare e gjatësisë: 6 – 7 orë
Mëngjesi shërbehet ne orën 08:00, ndërsa ecja fillon nga ora 09:30. Nga Thethi ecja prej 21 km do ju dërgoj në fshatin Vuthaj. Shtegu bën pjesë në shtigjet më të bukura të Bjeshkëve të Nemura dhe gjatë erës komuniste ishte një zonë e ndaluar. Përgjatë ecjes keni mundësinë të shihni edhe bunkerin e ushtrisë dhe shenjat e vjetra të kalimit të kufirit nga Shqipëria në Malin e Zi. Nga Vuthaj, transferi ju dërgon përsëri në Pejë.
Kushtet: Ka ushqim, pije alkoolike dhe jo alkoolike, ujë të pijshëm, ka sinjal telefoni dhe internet. Dhomat janë të përbashkëta ndërmjet grupit.
Dita 2 dhe 3: Përfshihet një sandwich si paketë dreke.
Nisja dhe kthimi nga pika e njejtë.
Piknik dhe ecje me pamje madhështore
Vetëm 25 minuta nga Peja në një rrugë të asfaltuar ju do të arrini ne lartësi mbidetare afro 2000 metra, me një pamje madhështore në masivin e Gurit të Kuq dhe Majen së Hajles. Podi i Jakupit është një rrafshnaltë e egër e lidhur rishtazi me një rrugë asfalti. Ky vend...
[bookly-form category_id=”3″ service_id=”27″ hide=”categories”]