3 ditë në shtigjet e majeve të Ballkanit
Përshkrimi
Ecja 3 ditore e organizuar nga Hiking Kosova eshte mundesia me e mire per te kaluar momente me shoqerine dhe njekohesisht ta shijoni kohen i rrethuar nga natyra ne te gjitha anet.
Dita 1
Ecje Valbonë – Çerem
Distanca: 19.8 km
Distanca me veturë nga Peja: 1:30 orë
Ecja mesatare e gjatësisë: 6 – 7 orë
Nisja nga qendra e vizitorëve në Pejë në orën 07:30. Pas 1 orë e 30 min transfer me makinë arrini në Valbonë që është pikë-nisja e tripit. Për të shkuar në Cerem mund ti ndjekni dy shtigje: shtegun e rrafshnaltës apo atë të Qafës së Presllopit. Ky i fundit është shteg më i lartë dhe ju ofron pamje të majave të thepisura të Kollatës të cilat shërbejnë edhe për ngjitje. Rreth orës 17:00 do të arrini në Cerem për akomodim. Darka shërbehet rreth orës 19:00.
Dita 2
Ecje Çerem – Vuthaj
Distanca: 15 km
Ecja mesatare e gjatësisë: 5 – 6 orë
Mëngjesi shërbehet ne orën 08:00, ndërsa ecja fillon nga ora 10:00. Shtegu kalon midis dy fshatrave të barinjve, të cilët janë të banuar vetëm gjatë verës, në mënyrë që të përdorin kullotat e bollshme. Rruga për në Vuthaj së pari shkon drejt Doberdolit për të arritur tek Qafa e Borit. Do të vazhdoni ecjen nga ana perëndimore dhe të kaloni në Vuthaj, që është destinacioni juaj i fundit për këtë ditë. Akomodimi ne guesthouse bëhet rreth orës 16:00 – 17:00, ndërsa darka shërbehet në orën 19:00.
Dita 3
Ecje Vuthaj – Plavë
Distanca: 27 km
Ecja mesatare e gjatësisë: 6 -7 orë
Mëngjesi shërbehet ne orën 08:00. Ecja fillon në orën 10:00. Shtegu kalon nga shumë livadhe të cilat përdoren për kullota dhe janë shumë të frekuentuara nga barinjët. Kjo ecje paraqet ecjen brenda maleve te Malit të Zi pa pasur nevojë për të kaluar ndonjë kufi. Pas përfundimit te shtegut, transporti do ju dërgojë në Pejë.
Kushtet: Ka ushqim, pije alkoolike dhe jo alkoolike, ujë të pijshëm, ka sinjal telefoni dhe internet (përveç në Çerem). Dhomat janë të përbashkëta ndërmjet grupit.
Dita 2 dhe 3: Përfshihet një sandwich si paketë dreke.
Nisja dhe kthimi nga pika e njejtë.
Piknik dhe ecje me pamje madhështore
Vetëm 25 minuta nga Peja në një rrugë të asfaltuar ju do të arrini ne lartësi mbidetare afro 2000 metra, me një pamje madhështore në masivin e Gurit të Kuq dhe Majen së Hajles. Podi i Jakupit është një rrafshnaltë e egër e lidhur rishtazi me një rrugë asfalti. Ky vend...
[bookly-form category_id=”2″ service_id=”36″ hide=”categories”]