Kushtet e rezervimit

 

1. Kontrata jonë

Duke rezervuar një udhëtim me ne, konsiderohet se ju keni rënë dakord për këto Kushte të Rezervimit dhe rezervimi juaj do të pranohet nga ne mbi këtë bazë. Shërbimet që do të ofrohen janë ato të referuara në ofertën tonë të dërguar tek ju me postë ose të paraqitura në faqen e internetit. Të gjitha udhëtimet  dhe ofertat i nënshtrohen mundësisë së disponueshmërisë.

 

2. Vlefshmëria

Datat dhe itineraret janë të vlefshme sipas ofertës/rezervimit online. Ndryshimet për udhëtimet private mund të bëhen deri në tre javë para datës së udhëtimit. Ndryshimet e mëvonshme janë të mundshme në disa raste, varësisht nga fleksibiliteti i palës së tretë.

 

3. Kërkesa për depozitë

Ju kërkohet të paguani një depozitë të pakthyeshme prej minimum 10 për qind të udhëtimit, për çdo udhëtim mbi 150 Euro.

 

4. Pranimi i rezervimit dhe pagesat përfundimtare

Nëse e pranojmë rezervimin tuaj, ne do të lëshojmë një faturë dhe një ofertë ku përfshihen të gjitha detajet. Një kontratë do të ekzistojë midis nesh nga data kur ju bëni depozitimin ose ndonjë pagesë tjetër bazuar në ofertën që ju kemi dërguar.

 

Pagesa e plotë duhet të bëhet së paku dy javë përpara nëse nuk është rënë dakord ndryshe përmes shkëmbimit të postës elektronike. Nëse rezervimi anulohet pas pagesës, kompania do të bëjë më të mirën të sigurojë sa më shumë rimbursim të jetë e mundur, megjithatë asnjë kthim nuk është i garantuar.

 

Për tarifat e shërbimit te udhëtimeve pa udhërrëfyes, pasi kompania të bëjë të gjitha rezervimet dhe i ofron klientit të gjitha detajet e kërkuara, asnjë rimbursim nuk është i vlefshëm. Nëse anulimi bëhet dy javë para udhëtimit, klienti duhet të mbulojë koston e akomodimit, pagesa i bëhet kompanisë me transfer bankar.

 

5. Çmimet & tarifat shtesë

Çmimet tona të udhëtimit janë subjekt i çmimeve të ndryshueshme dhe sezonale, të dyja këto janë praktikë standarde brenda industrisë së udhëtimeve. Kjo do të thotë që çmimet e udhëtimeve tona mund të ndryshojnë në çdo kohë në përputhje me kërkesën, kushtet e tregut dhe disponueshmërinë. Është e mundshme që klientë të ndryshëm në të njëjtin udhëtim të kenë rezervuar me çmime të ndryshme. Opsioni juaj më i mirë nëse ju pëlqen çmimi që shihni është të rezervoni në atë kohë. Çdo çmim i ulur ose zbritje që mund të bëhet i disponueshëm pasi të keni paguar depozitën tuaj nuk do të zbatohet. Nëse dëshironi të anuloni rezervimin tuaj për të përfituar nga një çmim më i lirë, zbatohen kushtet e plota të anulimit.

 

6. Detajet tuaja

Në mënyrë që ne të konfirmojmë marrëveshjet tuaja të udhëtimit, ju duhet të paraqisni të gjitha detajet e kërkuara, ato përfshijnë por nuk kufizohen në: emrin e plotë sipas pasaportës, datën e lindjes, kombësinë, kopjen e pasaportës tuaj, numrin e pasaportës, numrin e pasaportës, datën  e lëshimit të sakdimit të pasaportës dhe çfarëdo gjendje mjekësore para-ekzistuese që keni, e cila mund të ndikojë në aftësinë tuaj për të përfunduar aranzhimet tuaja të udhëtimit.

 

7. Anulimi nga klienti

Nëse anuloni, disa ose të gjitha pjesët e tarifave të anulimit të rezervimit tuaj do të zbatohen. Një anulim do të jetë efektiv vetëm kur të marrim konfirmimin me shkrim të anulimit. Nëse anuloni një udhëtim, ne do të mbajmë depozitën.

 

8. Anulimi nga ne

Ne mund të anulojmë një udhëtim në çdo kohë deri në 30 ditë para nisjes nëse, për shkak të terrorizmit, katastrofave natyrore, problemeve të motit, paqëndrueshmërisë politike ose ngjarjeve të tjera të jashtme që na pengojnë në realizimin e itinerarit të planifikuar. Nëse anulojmë udhëtimin tuaj do të merrni një rimbursim të plotë. Ne nuk jemi përgjegjës për çdo shpenzim të rastësishëm që mund të keni kryer si rezultat i rezervimit tuaj.

 

9. Kërkesat e moshës dhe shëndetit

Një moshë minimale në kohën e udhëtimit vlen për shumë nga udhëtimet tona. Për shumicën e udhëtimeve tona, ne nuk kemi asnjë kufizim për moshën maksimale e cila mund të marrë pjesë në udhëtim, megjithëse ju kujtojmë se udhëtimet tona mund të kenë kërkesa të caktuara sa i përket gjendjes fizike dhe aftësisë së ecjes. Klientët duhet të sigurojnë që të jenë në gjendje të përshtatshme fizike në mënyrë që të mund të kenë pjesëmarrje të plotë. Të gjithë klientët nën moshën 18 vjeç duhet të shoqërohen nga një kujdestar ligjor. Ne nuk mund të garantojmë dhoma treshe ose të përbashkëta për familjet; të rriturve shoqërues mund t’u kërkohet të ndajnë me të tjerët në grup mbi një bazë të dyfishtë.

 

10. Grupe të vogla dhe udhëtime të kombinuara

Nëse udhëtimi nuk është i organizuar për një grup specifik, atëherë zbatohen këto kushte: Udhëtimet tona garantohen të nisen pasi të kenë një klient që paguan plotësisht, përveç nëse madhësia minimale e grupit përcakton ndryshe.

 

11. Pasaporta dhe vizat

Ju duhet të keni një dokument si pasaportë / ID të vlefshme dhe të keni marrë të gjitha vizat, lejet dhe çertifikatat e përshtatshme për vendet që do të vizitoni gjatë udhëtimit tuaj. Për disa udhëtime ne e ofrojmë këtë shërbim dhe kjo duhet të shënohet në shënimin logjistik. Pasaporta juaj duhet të jetë e vlefshme për 6 muaj përtej kohëzgjatjes së udhëtimit. Ne nuk jemi përgjegjës nëse ju refuzohet hyrja në një vend sepse ju mungon pasaporta e kërkuar, viza ose dokumente të tjera udhëtimi.

 

12. Sigurimi i udhëtimit

Sigurimi i udhëtimit rekomandohet nga ne, është përgjegjësi e klientëve dhe duhet të merret në kohën e rezervimit. Sigurimi juaj i udhëtimit duhet të mbuloj aksidentet personale, vdekjen, shpenzimet mjekësore dhe riatdhesimit të urgjencës me një mbulim minimal të rekomanduar prej 200,000 USD për secilën nga kategoritë e mbulimit. Ne gjithashtu fuqishëm rekomandojmë që të mbulojë anulimin, shkurtimin, përgjegjësitë personale, humbjen e bagazhit dhe gjërave personale.

 

13. Fleksibiliteti

Ju e vlerësoni dhe e pranoni që natyra e këtij lloji të udhëtimeve kërkon një fleksibilitet të konsiderueshëm dhe duhet të lejoni alternativa. Itinerari i dhënë për çdo udhëtim është përfaqësues i llojeve të aktiviteteve të parashikuara, por kuptohet që rruga, oraret, itineraret, pajisjet dhe mënyra e transportit mund të ndryshojnë pa njoftim paraprak për shkak të rrethanave ose ngjarjeve lokale. Udhëzuesi juaj është personi më i mirë për të vlerësuar se cila është mënyra më e mirë për të arritur destinacionin tjetër dhe vendimet e tij/saj janë përfundimtare. Kompania gjithashtu do të sigurojë fleksibilitet për ndryshime të caktuara në mënyrë që të plotësojë kërkesat e grupeve.

 

14. Ndryshimi i itinerarit

Ne raste shumë të rralla, ekziston mundësia për të ndryshuar një itinerar para dhe pas nisjes për shkak të rrethanave lokale ose ngjarjeve jashtë kontrollit tonë. Në rrethana të tilla emergjente, kostoja shtesë e çdo ndryshimi të nevojshëm të itinerarit do të mbulohet nga ju. Ju lutemi vini re se ne nuk jemi përgjegjës për çdo shpenzim incidental që mund të ndodhë si rezultat i ndryshimit të itinerarit siç janë vizat, vaksinat ose fluturimet e pakthyeshme.

 

15. Autoriteti në udhëtim

Udhëtimet tona në grup drejtohen nga një udhëzues. Vendimi i udhëzuesit është përfundimtar për të gjitha çështjet që mund të ndikojnë në sigurinë ose mirëqenien e çdo udhëtari ose anëtari të stafit që merr pjesë në udhëtim. Nëse nuk arrini të veproni në përputhje me një vendim të marrë nga udhëzuesi, ose ndërhyni në mirëqenien ose lëvizshmërinë e grupit, udhëzuesi mund t’ju drejtojë të largoheni nga udhëtimi menjëherë, pa të drejtë rimbursimi. Ne gjithashtu mund të zgjedhim të mos ju mbajmë në asnjë udhëtim të rezervuar në të ardhmen. Në çdo kohë duhet të jeni në përputhje me ligjet, zakonet, rregulloret e këmbimit valutor dhe të ilaçeve në të gjitha vendet e vizituara, dhe gjithashtu jeni dakord të udhëtoni në përputhje me udhëzimet tona përgjegjëse të udhëtimit.

 

16. Pranimi i rrezikut

Ju e pranoni që natyra e udhëtimit është aventureske dhe pjesëmarrja përfshin një shkallë të rrezikut personal.

 

17. Kufizimi i përgjegjësisë

– çdo përgjegjësi për çdo humbje, vdekje, lëndim ose dëmtim që mund të pësoni (direkt ose indirekt) që lidhet ose lind nga pjesëmarrja juaj në një udhëtim ose ndonjë shkelje e Kushteve të Rezervimit, përjashtohet;

 

– ju na lironi ne, punonjësit, agjentët dhe përfaqësuesit tanë nga çdo përgjegjësi dhe shprehimisht hiqni dorë nga pretendimet që mund të keni kundër nesh që vijnë në lidhje me pjesëmarrjen tuaj në një udhëtim;  dhe

 

Çdo pretendim nga ju përjashtohet në masën që është për humbje indirekte ose pasuese, humbje të fitimeve ose humbje ekonomike, sidoqoftë ajo rrjedh, ose për dëmtime indirekte, speciale, ndëshkuese ose shembullore.

 

18. Aktivitetet opcionale

Aktivitetet opsionale nuk përfshihen në udhëtim.

 

19. Pretendimet dhe ankesat

Nëse keni një ankesë në lidhje me udhëtimin tuaj, ju lutemi informoni udhëzuesin tuaj ose përfaqësuesin tonë në atë kohë në mënyrë që ata të mund të përpiqen të korrigjojnë çështjen. Nëse kënaqësia nuk arrihet përmes këtyre mjeteve, atëherë mund të shkruani në postën tonë zyrtare.

 

20. Fotografi dhe marketing

Ju pranoni që ne të përdorim imazhet tuaja të marra gjatë udhëtimit për qëllime reklamuese dhe promovuese në mediat sociale dhe faqen e internetit. Nëse nuk jeni dakord, ju lutemi informoni udhëzuesin.

 

21. Politika e privatësisë

Çdo informacion personal që ne mbledhim për ju mund të përdoret për çdo qëllim që lidhet me funksionimin e një udhëtimi. Informacioni mund t’u zbulohet agjentëve tanë, ofruesve të shërbimeve ose furnitorëve të tjerë për të na mundësuar që të operojmë udhëtimin. Përndryshe ne do t’i trajtojmë detajet tuaja në përputhje me politikën tonë të privatësisë (të disponueshme për t’u parë në faqen tonë të internetit).

 

22. Ligji i zbatueshëm

Ligjet e Republikës së Kosovës do të zbatohen.

Share This