
kosovahiking.com është faqe pronë e kompanisë Balkan Natural Adventure. Kjo faqe është krijuar me ndihmën e Bankës Evropian për Rindertim dhe Zhvillim me qëllim të zhvillimit të turizmit të brendshëm në Kosovë. Kompania më parë ka punuar vetëm me tregun e jashtëm dhe tash ka filluar të punoj edhe me tregun lokal.
kosovahiking.com ofron shërbime turistike për individë, familje dhe kompani, duke ofruar një balans të mirë në mes të çmimit dhe shërbimit. Faqja është hapur pasi faqja kryesore është e koncentruar në turistin ndërkombtarë dhe shërbimet dhe gjuha nuk përkojnë me nevojat lokale.
Balkan Natural Adventure është themeluar në vitin 2013 dhe për një kohë të shkurtër është vërejtur nga media ndërkombtare, dhe për këtë është mbuluar nga Financial Times, The Guardian, Lonely Planet dhe medie të tjera ndërkombtare.
Kompania ështe lider për turizëm të brendshëm në Kosovë duke u koncentruar në shërbim cilësorë dhe mbrojtje të ambijentit.