Team building tek Lojza në Milishevc
Përshkrimi
Lojza është vend epik sa i përket Bjeshkëve të Nemuna dhe shtigjeve te ecjes së famshme të majave të Ballkanit. Shtëpia e rrethuar me male të larta ju ofron izolimin perfekt nga përditshmëria. Me mikpritjen e Zekës nuk ka dyshim, përderisa ambijenti i hapur ofron mundësi të mira për aktivitete të ndryshme dhe ecje të lehta apo më të gjata që të dërgojnë në Mal të Zi apo në Liqenat. Në këtë gusthouse mund të organizohen aktivitete të ndryshme të Team Building për ekipin tuaj. Qëndrimi një natë te Lojza e bënë këtë përvojë të veçantë. Gjithashtu, Lojza ju ofron ushqim, ujë të pijshëm, pije alkoolike dhe jo-alkoolike, dush. Sinjalet telefonike dhe interneti nuk janë në dispozicion.
Çka përfshihet: një natë fjetje, ushqimi (mëngjes, drekë dhe darkë) dhe aktivitete për Team Building me instruktor profesional.
Piknik dhe ecje me pamje madhështore
Vetëm 25 minuta nga Peja në një rrugë të asfaltuar ju do të arrini ne lartësi mbidetare afro 2000 metra, me një pamje madhështore në masivin e Gurit të Kuq dhe Majen së Hajles. Podi i Jakupit është një rrafshnaltë e egër e lidhur rishtazi me një rrugë asfalti. Ky vend...
[bookly-form category_id=”3″ service_id=”31″ hide=”categories”]