Piknik dhe Via Ferrata
Përshkrimi
Via Ferrata është një ndër aktivitetet më të sigurta me adrenalinë në Kosovë. Një ngjitje në shkëmb përmes ndihmesës me shkallë duke përjetuar alpinizmin pa nevojë për përgaditje të mëparshme. Tashmë Peja ka tri Via Ferrata përdrisa edhe një është në Prizren dhe një në Zubin Potok. Deri tash këtë aktivitet si kompani në mes të tjerëve e kanë bërë portali Telegrafi dhe kompania Kastrati.
Për kompaninë tuaj ne ofrojmë guida me përvojë, pajisje të sigurta dhe udhëheqje të mirë.
Përderisa Via Ferrata është një produkt shumë i mirë për team building, në disa raste ka antarë të stafit që nuk dëshirojnë të ngjiten. Kompania jonë ofron aktivitete anësore për ta si ngasje biciklete, ecje të lehta, zip line.
Vizita juaj në Via Ferrata mund të kombinohet me një drekë dhe koktel në natyrë, të shoqëruar me ushqime tradicionale, grill apo me përmbajtje tjetër sipas dëshirës.
Piknik dhe ecje me pamje madhështore
Vetëm 25 minuta nga Peja në një rrugë të asfaltuar ju do të arrini ne lartësi mbidetare afro 2000 metra, me një pamje madhështore në masivin e Gurit të Kuq dhe Majen së Hajles. Podi i Jakupit është një rrafshnaltë e egër e lidhur rishtazi me një rrugë asfalti. Ky vend...
[bookly-form category_id=”3″ service_id=”26″ hide=”categories”]