Ecje epike ne Kosove
Përshkrimi
Mbase veç jeni ne kërkim të një tripi më ndryshe dhe shkpëutje nga përditshmëria, ne për kompaninë tuaj ofrojmë këtë itinerar me tri ditë super atraktive në disa nga pjesët më të bukura malore të Shipërisë dhe Kosoves.
Dita 1
Pas një transferi reth 40 min nga Peja në Kuqishtë, bashkë me kolegët tuaj ju do të filloni ecjen në një ndër shtigjet më të njohura të Via Dinarika, që shtrihet në pjesën jugore te Lumbardhit. Gjatë shtegut për ne Lugun e Shkodres ju do te ndodheni në “Peaks of the Balkans” duke u kthyer ne Zllanopojë, ne fshatin e bjeshkëve te Lumbardhit, ku barinjtë nga fisi i Lekajve rrisin gjedhet e tyre. Falë liqeneve glaciale pjesa e parë e ecjes është një ndër vendet më shpesh te vizituara ne Rugovë, sidoqoftë, porsa te arrini në 2000 m lartesi ju do të jeni në një shteg shumë të qetë e pothuajse të pa shkelur fare nga vendasit.
Akomodimi në shtëpinë mikëpritëse Lojza. Darka shërbehet në oren 19:00.
Dita 2
Mëngjesi shërbehet në oren 08:00, ndërsa ecja fillon ne oren 9:30. Sot do të ecni përsëri në mes dy fshatrave të barinjve por në dy shtete të ndryshme, megjithatë duke ndarë te njejtën kulturë dhe gjuhë. Keto dy fshatra kanë qenë të lidhura me gjuhë e zakone por të ndara nga kufijt politik. Rreth 1 orë nga shtëpija mikëpritëse Lojza do të arrini në kalimin e ngushtë në kufirin me Malin e Zi, ku pamjet janë spektakolare. Nga këtu do të ngjiteni në Tromedja 2366 m (maja tre kufitare).
Pas ecjes do të akomodoheni në shtepinë mikëpritëse Leonardi. Darka shërbehet në orën 19:00.
Dita 3
Mëngjesi do të shërbehet në ora 08:00, ndërsa ecja fillon rreth orës 10:00. Në këtë ditë ju do të ngjisni malin me të lartë në Kosovë dhe te dytën majë më të lartë të Bjeshkve të Nemuna pas majës së Jezercës. Rruga prej Doberdolit për në majë shkon për gjatë një shtegu të drejtë. Nga Gjeravica shihet një pamje madhështore e lartësive të Bjeshkëve te Nemuna, fushës së Kosovës perëndimore, Pashtrikut, Malit të Sharrit…
Gjatë kësaj ecje ju do të arrini në Kosovë, një kufi I cili pothuajse nuk mbrohet fare. Megjithatë gjatë regjimeve komuniste në këtë pjesë të botës ky ishte kufiri midis Shqipërisë dhe Jugosllavisë dhe një prej kufijve më të mbrojtur në botë.
Piknik dhe ecje me pamje madhështore
Vetëm 25 minuta nga Peja në një rrugë të asfaltuar ju do të arrini ne lartësi mbidetare afro 2000 metra, me një pamje madhështore në masivin e Gurit të Kuq dhe Majen së Hajles. Podi i Jakupit është një rrafshnaltë e egër e lidhur rishtazi me një rrugë asfalti. Ky vend...
[bookly-form category_id=”3″ service_id=”25″ hide=”categories”]